10 Rrugėt mė tė ēuditshme nė botė! (Foto)

10 Rrugėt mė tė ēuditshme nė botė! (Foto)
nga femra.ch
Prishtinė | 22 Gusht 2013 | 08:30

Janë të shkurtra, të ngushta, të gjata, të gjera … Secila nga 10 rrugët e ekspozuara në listën e 10 më të  çuditshmeve në botë, ka historinë e sajë të “dhimbshme”.

Do ishte mirë ti mësonit edhe ju këto histori që thjesht ti dini nëse u bie rruga të kaloni dhe ju në njërën prej tyre…!

1. Rruga më e shkurtër (Skoci)

Image

Këtë rrugë e kalon shumë shpejt, pa qënë nevoja të veshësh as Këpucë të sheshta as me taka të larta! Rruga më “Shkurtër” në botë ka një gjatësi prej 2.06 metrash dhe ka vetëm një drejtim (!): Ajo ka vetëm një ndërtesë me numrin 1 që i takon hotelit «Mackays».

 

2. Rruga më e ngushtë (Gjermani)

Image

Në këtë rrugë duhet të jeshë sa më tepër elegant për ta kaluar pasi ajo ka një një gjerësi prej 31 cm (në pikën më të ngushtë) deri në 50 cm (në pikën më të gjerë). Përveç kësaj, kur të kaloni në këtë rrugë harrojini përqafimet me shpirtin tuaj binjak! Në dalje mund të kapeni përsëri dorë për dore…

 

3. Rruga më e komplikuar  (Los Angeles, USA)

Image

“O njerëz…humbëm…” bërtiti shoferi i fundit që kaloi andej dhe pastaj … Gjurmët kishin humbur! Një grup urash në katër nivele kanë krijuar rrjetin më të ndërlikuar të rrugëve në botë ku duhet të hedhësh thërrimet e bukës si “Gishtoja” në përrallë për të gjetur daljen!

 

4. Rruga me më shumë kthesa në botë (San Francisko USA) 

Image

Ajo ndodhet në kodrën “Rusian Hill” në San Francisko dhe përbëhet nga 8 kthesa të mprehta, të cilat para se ti kalosh që të jesh i sigurt duhet të kesh pirë ilaçe kundër të vjellave! Kufiri i shpejtësisë në këtë rrugë është 8 km. / Orë, ndërsa për të qënë sa më e sigurt është shtruar me tulla të veçanta.

 

5. Rruga më e thepisur (Zelanda e Re)

Image

Shoferët në këtë rrugë e kanë zakon që të vendosin gurë në rrotat e makinave në mbrëmje, që makinat e tyre të mos rrëshkasin në të tatëpjetë, ndërsa për veten e tyre ata përdorin … patina akulli për të zbritur!

 

6. Rruga më e gjerë në botë (Buenos Aires, Argjentinë)

Image

Korsitë me mbi 300 metra gjerësi dhe 12 korsi përbëjnë rrugën më të gjerë në botë, e megjithatë, bllokimi nga trafiku në këtë rrugë është shumë i madh. Sa për këmbësorët? Way … Një cigare dhe një kafe e ngrohtë është ajo që ju duhet të kalojnë rrugën! Ata të cilët nxitojnë për diku, tani mund të përdorin patina e tyre!

 

7. Rruga më e gjatë për të bërë pazar ( Ontario, Kanada)

Image

Një nga rrugët qendrore në Ontario e cila lidh brigjet e liqeneve Ontario dhe Simcoe, duke mbuluar një distancë prej 1.178 milje. Kjo do të thotë se është rruga më e mirë ku ti mund të vendosësh nëse do të bleshë bluzën rozë që pe në vitrinë apo të kuqen, si do ta kombinosh, çfarë aksesuarësh të përshtaten etj. Përveç kësaj, ju keni kohë!

 

8. Rruga më e madhe rrethore (Putrajaya, Malajzi)

Image

Kjo rrugë gjendet në jug të Kuala Lumpur dhe ka edhe një kodër të gjelbër, ndërsa gjatësia e saj arrinë në 3.4 km. Ajo është një nga rrugët më spektakolare në botë, mjafton që ju mos të bëni shumë rrotullime dhe të humbni orientimin tuaj! Përndryshe, ju mund të bëni një shëtitje në park!

 

9. Rruga më e ngatërruar rrethore (United Kingdom)

Image

Që të mos ngatërrohesh në shtigjet e kësaj rruge, duhet të jeshë së paku … Houdini ose të kesh shkuar më parë tek “Fallxhorja”! Ajo është ndërtuar në vitin 1972 dhe përbëhet nga pesë mini-rrethrrotullime të cilat formojnë një rreth të madh. Në vitin 2009 u votua si rruga e katërt më e “tmerrshme” në Britani, pasi u vu re se shumë shoferë …u mbyllën në spital psikiatrik!

 

10. Autostrada më e madhe në botë (Australi)

Image

Me një gjatësi të përgjithshme prej përafërsisht 14,500 km (9000 milje) ajo është autostrada më e gjatë në botë, e cila bashkon të gjitha qytetet kontinentale kapitale të Australisë. Kjo është një autostradat më çlodhëse, ku udhëtimi merr një dimension tjetër!

 

Komentet

Komente (1) | Kthehu

mbreti @ 25/08/2013 18:19

Klikoni TROLLSTIGEN nė google.com dhe do tė shihni faqe dhe foto tė ndryshme tė njė rruge interesane

*
*
*
Shpėrndaje
P6 - 300 x 250
Sondazh

Cilat nga kėto kėngė ju pelqenė?

  • Neki Emra ft Leonora Jakupi - Qift ty dua te kem 2014
  • Sabri Fejzullahu - Shkon 2014
  • Albatrit Muqiqi - Sa sa 2014
  • Adelina Berisha - A dalim 2014
  • Sinan Vllasaliu - Si ke zemren ta jep zoti 2014
  • Kida - O'najr 2014
P8 - 728 x 90
P9 - 220 x 90